close
1A9F8457-8A5F-4EA6-85A4-34ABDB339232

Gjatë ditës së sotme filloi gjykimi i rastit “Javna soba” ku në rrjetin rus Telegram shpërndaheshin foto dhe video të vajzave të mitura. Dy të akuzuarit, Darko Kostovski dhe Mihail Panovski nga burgu i Shutkës u sollën në gjykatë. Prokuroria i akuzon për prodhim dhe shpërndarje të pornografisë për të mitur. Sot prokuroria në fjalën hyrëse tha se ata janë fajtorë, ndërsa avokatët e të dyshuarve kërkuan më shumë kohë për të përgatitur mbrojtjen.

“Prokuroria për të marrë një aktakuzë të këtillë, do duhej të sigurojë prova të shumëta, që aspak nuk janë tani dhe këtë do e shihni gjatë gjykimit”, tha Mirjana Stevanovska, avokate. /klanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia