close

RASTI KHASHOGGI: HESHTJA E SHBA-SË “NUK ËSHTË OPSION”

Shtetet e Bashkuara duhet të veprojnë në lidhje me vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, tetorin e kaluar, paralajmëroi një eksperte e Kombeve të Bashkuara. “Heshtja nuk është opsion. Duhet të veprojmë”, tha Agnes Callamard.

Hetimet e saj konstatuan se vrasja e Khashoggit në konsullatën saudite në Stamboll ka qenë “një ekzekutim jashtëgjyqësor”. Callamard, raportuese e posaçme e OKB-së për ekzekutimet jashtëgjyqësore ose arbitrare, tha se Khashoggi është “vrarë brutalisht” brenda konsullatës më 2 tetor. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!