Në Riad të Arabisë Saudite nisi të enjten gjykimi i 11 individëve për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi, raportoi media shtetërore. Prokurorët kanë kërkuar dënimin me vdekje për pesë nga të pandehurit.
Prokurorët kanë thënë se ai është vrarë nga një grup agjentësh që është dërguar në Stamboll për ta bindur atë që të kthehet në Arabinë Saudite.
Riadi e ka refuzuar kërkesën e Turqisë për të ekstraduar 18 të dyshuar për gjykim, përfshirë 15 agjentë të dyshuar, të cilët thuhet se kanë shkuar në Stamboll për të kryer vrasjen. /Agjencitë/