close

“RASTI SAZDOVSKI” GJYKATA DËNON TË AKUZUARIT

Bela, Demiri dhe Luzha dënohen me nga 19 vjet burg


Gjykata Penale në Shkup u caktoi nga 19 vjet dënim me burg Besim Belës, Skender Demirit dhe Jeton Luzhës të cilët më 29 qershor të vitit të kaluar e kanë rrahur 20-vjeçarin Nikolla Sazdovski i grupit të tifozëve “Komitët” në stacionin e autobusëve në Autokomandë.

Gjatë procedurës të akuzuarit thanë se nuk ndjehen fajtorë për vdekjen e Sazdovskit. Mbrojtësit e tyre thanë se vdekja nuk ka ardhur si pasojë e goditjeve, por nga rrëzimi i atij në kutinë e metalit që ka qenë aty. Siç deklaroi gjykatësja e cila e udhëheq rastin, me ekspertizat e bëra është konfirmuar se vdekja ka ardhur si pasojë e plagëve të marra, e jo nga rënia në kuti.

“Gjatë sulmit Sazdovski ka përjetuar stres të rëndë psikologjik dhe trupor. Të njëjtët kanë qenë të vetëdijshëm për dhimbjen që ia kanë shkaktuar. Në të njëjtën kohë kanë vepruar 3 në 1. Është humbur një jetë e re, është marrë e drejta e jetës. Dëmshpërblimi për anëtarët e familjes është e pazëvendësueshme”, tha gjykatësja Daniela Aleksovska – Stojanovska.

Babai i Nikolla Sazdovskit Toni Sazdovski u shpreh i kënaqur me vendimin e gjykatëës.

“Asnjë nënë nuk meriton të va.rrosë birin e saj dën.imi është ai që e parasheh ligji. Nuk e mohoj që nuk jam i kënaqur. Nga kjo pamë që drejtësia mund të bëjë vetëm kaq. Shpresoj që ndonjë gjykatë më e lartë nuk do ta ndryshojë vendimin.”

Ai sqaroi se dëmi material nëse ndonjëherë paguhet në çfarëdo lloj forme do të donohet për qëllime humanitare, gjegjësisht siç tha, ato do të donohen për turneun në futboll në fshatin Rakotinci i cili organizohet për nder të Nikolla Sazdovskit, si dhe për qëllim të tjera humanitare.

Bela, Demiri dhe Jeton Luzha, i cili ndodhet në arrati, më 29 qershor 2018 rreth orës 17:45 në bulevardin Aleksander Makedonski në vendbanimin Autokomandë, në stacionin e autobusëve para fabrikës Alkaloid, ia kanë kërkuar letërnjoftimin Sazdovskit.

Pasi Sazdovski e ka konfirmuar identitetin, të akuzuarit kanë filluar ta rrahin. Nga godijet e forta Sazdovski e ka humbur drejtpeshimin dhe ka rënë në trotuar, më pas, sërish e kanë goditur në kokë dhe nëpër trup. Nga goditjet Sazdovski ka marrë lëndime të rënda, ai u spitalizua dhe ra në komë. Nga lëndimet e marra, Sazdovski më 9 korrik të vitit 2018 humbi jetën në Klinikën për Anestezion. Reanimacion dhe Mjekim Intensiv – KARIL në Qendrën Klinike “Nënë Tereza”. /Klan Maqedoni/