close
Top LajmeVendi

RASTI “SOPOTI”: MBROJTJA KËRKON DËSHMINË E MIJALKOVIT E JANKULOVSKËS

familjar-euml-t-i-k-euml-rkojn-euml-janev-euml-s-shqyrtim-urgjent-t-euml-rastit-monstra-video_hd-1200×630

 

 

Seanca anulohet për 2 Mars


 

Përshkak të ndërrimit të trupit gjykues në Gjykatën penale, gjykimi për rastin e Sopotit filloi nga e para. Gjashtë dëshmitarët e paralajmëruar, inspektorë nga DSK-ja që kanë marrë në pyetje dëshmitarin e vetëm në këtë rast Ramadan Bajramin, nuk ishin ftuar gjatë seancës. Këto dëshmitarë do të dëshmojnë për rrethanat e dhënies së deklaratës ku nuk përjashtohet përgjegjësia e tyre penale, kishin deklaruar më herët avokatët mbrojtës.

Gjykatësi Darko Todorovski tha se bëhet fjalë për persona të posaçëm andaj në seancën e radhës të caktuar më 2 mars paralajmëroi dëshmitë e tyre pa prezencën e publikut. I akuzuar Sulejman Sulejmani, para trupit gjykues kërkoi që sa më shpejtë të mbarojë ky proces që po zgjatë për 14 vite, pasi që ai është në moshë të shtyer dhe e ka vështirë të vijë në gjykatë. Sipas Avokatit Vullnet Paçuku për këtë rast deri më tani më shumë se 10 herë janë ndërruar trupat gjyqësorë gjë e cila është e papranueshme për një proces penal, ndërsa dëshmitë e inspektorëve janë shumë të rëndësishme për zbardhjen e rastit.

Në seancën e ardhshme gjykata pranoi t’i thërras pesonat që kanë qenë të kyçur në këtë rast të shërbimit për zbulim dhe kundërzbulim, inspektorë të cilët kanë marrë veprime konkrete dhe duhet të japin dëshmi lidhur me rastin. Nuk kemi informata nëse janë në marrëdhënie punë, por kështu ligji e kërkon nëse janë në marrëdhënie pune, përshkak të zbulimit të ndonjë rrethane më karakter të fshehur atëhere publiku nuk ka të drejtë të marrë pjesë në këtë séance.      

Avokati Naser Raufi është optimist se ky rast së shpejti do të ketë epilog përfundimtar.

Për arsye që me orarin vjetor u ndërrua Këshilli Gjyqësor, procedura vazhdoi dhe ka mbetur edhe pak punë për këtë lëndë që sipas meje, vetëm dëshmitarët e propozuar nga PSP, eventualisht nga pala mbrojtëse do të propozohen edhe biseduesit në të ashtuquajturat bomba Mijallkov dhe zonja Jankullovska dhe mendoj që vetëm me këto dëshmi do të mbarojë kjo lëndë penale pasi deri tash gjitha provat janë apsolvuar.

Në këtë rast për veprën terrorizëm akuzohen 10 persona. Ata ngarkohen se kanë vendosur mjet shpërthyes në rrugën lokale Sushevë-Sopot ku humbën jetën dy ushtarë polakë të Nato-s dhe një shtetas i Maqedonisë. /Art Channel/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia