close
Vendi

RASTI “SOZIA”: AKTVENDIME EDHE PËR TRE TË AKUZUAR

FB15B090-B5AC-4DD0-8B97-1360D3FC26A5

Gjykata Penale – Shkup I ka shpallur fajtorë Faruk Bukin, Vesna Kolevskën dhe Branislav Shpishiq për rastin “Sozia”.

I akuzuari Faruk Buki, nga gjykata është dënuar me tre vite burg, derisa për të akuzuarit Kolevska dhe Shpishiq, gjykata u shqiptoi dënim me kusht prej një viti, në rast se e përsërisin veprën penale në tre vitet e ardhshme.

Përfaqësuesja e akuzës Spasenka Andonova, pa shpalljes së aktvendimit ka propozuar që të vazhdohet masa e paraburgimit për të akuzuarin Faruk Buki. Njëkohësisht ajo ka kërkuar që të vazhdohen masat për kujdes ndaj të akuzuarve Kolevska dhe Shpishiq.

Procesi I sotëm ka të bëjë me rastin e dhënies së dokumenteve të falsifikuara të udhëtimit, për tre të akuzuarit që nuk e kishin pranuar fajin.

Nga të akuzuarit që kishin pranuar fajin, gjashtë prej tyre u dënuan nga një vjet e shtatë muaj e deri më dy vjet e shtatë muaj dhe një dënim me kusht.

Në këtë rast ishin akuzuar gjithsejt 11 persona, prej të cilëve 10 të punësuar në MPB dhe një ndërmjetës. Shtatë prej tyre pranuan fajin. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia