close
Top LajmeVendi

RASTI “TALIR”: GJYKATËSI OSMAN SHABANI DO TA UDHËHEQË RASTIN

Screenshot_1

Lënda e Prokurorisë me emrin “Talir” është formuar pas pranimit të akuzës së Prokurorisë Speciale dhe sipas sistemit AKMIS për shpërndarje të lëndëve i është ndarë gjykatësit Osman Shabani, informojnë nga Gjykata Themelore Shkupi 1.  Gjykatësi Shabani i udhëheq lëndën “Titanik” dhe “Toplik”, ndërkaq është dhe gjykatës në lëndën “Monstra”.

Ndryshe, Gjykata Penale në tërësi e ka pranuar aktakuzën e rastit “Talir” të Prokurorisë Speciale Publike, që ka të bëjë me furnizimin joligjor të VMRO-DPMNE-së. Në rastin “Talir” për financimin joligjor të partisë politike të VMRO-DPMNE-së akuzohen Nikolla Gruevski, i cili ka marrë azil politik në Hungari, Kiril Bozhinovski, Mile Janakievski, Ilija Dimovski, Lleko Ristoski dhe Elizabeta Çingarovska. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia