close
Top LajmeVendi

RASTI “TALIR”: GJYKIMI SHTYHET PËR 7 MARS, MUNGON DIMOVSKI

Igor-Janushev-780×439

Gjykimi për rastin “Talir” që ka të bëjë me financimin e jashtëligjshëm të partisë VMRO-DPMNE është anuluar për më 7 mars, për shkak të mungesës së të akuzuarit Ilija Dimovski. Siç njoftohet, Dimovski me anë të letrës e ka njoftuar gjykatën se si deputet dhe shef i delegacionit parlamentar në Asamblenë Parlamentare të NATO-s do të jetë pjesëmarrës në takimin e komiteteve, që mbahet nga 17 deri më 22 Shkurt në Bruksel.

Në emër të VMRO-DPMNE-së së akuzuar si subjekt juridik, ishte thirrur Sekretari i Përgjithshëm Igor Janushev. Pas seancës ai ka theksuar se bëhet fjalë për përndjekje politike ndaj partisë së tij.

“Zaev i ballafaquar me disfatë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale dhe është gjithnjë e më e sigurt se pas kësaj do të kemi dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare, po përpiqet që të ndikojë ndaj VMRO-DPMNE-së. Në mënyrë të qartë po dëshmohet fakti se i gjithë ky proces politik, në fakt është një përndjekje politike ndaj partisë më të madhe politike në Maqedoni.” –thaIgor Janushev – Sekretar i Përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së.

Në këtë seancë ishin të pranishëm të gjithë të akuzuarit tjerë, përveç të arratisurit Nikola Gruevski. Në rastin “Talir” janë të akuzuar ish-lideri i VMRO-DPMNE-së Nikola Gruevski, ish-Sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë Kiril Bozhinovski, ish-Ministri për Transport dhe Lidhje Mile Janakievski, deputeti Ilija Dimovski, Leko Ristovski dhe Elizabeta Çingarovska, e cila vitin e kaluar pranoi fajin dhe u dënua me kusht. /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia