Pendarovski: “zhvatja” nuk është kriter për datën e negociatave
Rasti “Zhvatja” nuk është kriter për rrjedhën e deritanishme për marrjen e datës për negociata me Bashkimin Evropian, deklaruan shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov dhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski në hapjen e Këshillit të Ambasadorëve për perspektivë evropiane të vendit. Hetimet duhet të vazhdojnë, ndërsa miratimi i ligjit për PSP-në d.m.th kontribut i madh për vendim pozitiv në tetor.
Hetimet për rastin “Zhvatja” duhet të jenë të hollësishme, por kohëzgjatja e hetimeve nuk varet nga vullneti politik, për këtë arsye “Zhvatja” nuk mund të jetë njollë që do të ndikojë nëse vendi do të marrë ose jo datë për fillimin e negociatave në tetor, deklaroi shefi i diplomacisë maqedonase Nikolla Dimitrov në hapjen e Këshillit të Ambasadorëve.
“Nuk mund të them nëse është njollë ose kusht, megjithatë sa më shumë që ecim në drejtimin e duhur edhe në raport me hetimet, kjo do të jetë ndihmë që diplomatët tanë dhe kreu politik i shtetit të sigurojnë vendim pozitiv në tetor.” -tha Nikolla Dimitrov, Ministër i PUnëve të Brendshme.
Për presidentin e shtetit Stevo Pendarovski rasti “Zhvatja” nuk është kriter për marrjen e datës për fillim të negociatave, ndërsa sipas reagimeve të tanishme të institucioneve të autorizuara nuk do të jetë.
“Vlerësimi im është se nuk do të jetë deri në fund të vitit, sepse kjo që e bënë deri tani organet e autorizuara shtetërore është reagimi i duhur. Megjithatë, rasti është kompleks, t’i lëmë organet e autorizuara të vazhdojnë të punojnë. Në qoftë se nuk vazhdojnë me këtë ritëm, me këtë gjërësi dhe thellësi me të cilën kanë filluar, mund të bëhet njollë. Por, tani nuk është dhe nuk do të jetë deri në tetor.” –deklaroi Stevo Pendarovski, president i RMV-së.
Nga Komisioni Evropian përkujtojnë për rëndësinë e ligjit të PSP, se ai është në përputhje me Marrëveshjen e Përzhinës, ndërsa Maqedonia duhet të gjejë zgjidhje për zëvëndësim të Katica Janevës, deklaron për Agjencinë e Lajmeve MIA zëdhënësja e Maja Kocijançiq.
“Zëvëndësi ose zëvëndësja e saj do të emërohet në pajtueshmëri me ligjet relevante të Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimi Evropian nuk ka pasur as nuk do të ketë asnjë rol në këtë proces.” –shprehet Zëdhënësja Maja Kocijançiq
Diplomatët në Bruksel dhe funksionarët në Bashkimin Evropian, si dhe opinioni në Maqedoni janë të zënë me rastin “Zhvatja” dhe presin hetim të paanshëm, dhe zgjidhje për PSP-në e cila do të mundësojë kthimin e besimit në sistemin gjyqësor dhe në shtetin juridik në vend. Nga kjo do të varet edhe vendimi për datën për fillim të negociatave për Maqedoninë e Veriut, që pritet në tetor, përkujtojnë në Bruksel. /Verica Dimitrijevska/