close

RASTI “ZHVATJA”: PUBLIKIMET E REJA – REAGIME

Përplasje mes partive, kërkohet zbardhja e rastit


Prokuroria Publike sot ka njoftuar se xhirimet e publikuar në median italiane që lidhen me rastin “Zhvatja” nuk janë marrë nga Prokuroria, por bëhet fjalë për material audio dhe video që janë pjesë e procedurës së dëshmive në këtë lëndë, e të cilat në Prokurorinë Publike janë dorëzuar nga dëshmitari i lëndës.

“Prokuroria Publike në këtë lëndë vepron në mënyrë profesionale dhe joselektive. Gjatë kësaj kontrollohen të gjitha indikacionet dhe të gjitha aspektet. Procedura hetimore është në vazhdë e sipër dhe Prokurori Publik po ndërmerr veprime hetimore që të sigurohen dëshmitë dhe të vërtetohet situate faktike sipas një plani të përgatitur, që siguron hetimin e plotë të rastit. Nëse gjatë hetimeve vërtetohen elemente të veprave tjera penale ose kryerës tjerë, procedura do të zgjerohet, kurse opinioni me kohë do të njoftohet.” -njoftojnë nga Prokuroria Publike

Pas publikimeve të djeshme e të sotme të xhirimeve në gazetën italiane “La Verita” në rrjetet sociale shkurtimisht u prononcua edhe Kryeministri Zoran Zaev.”Hetimi duhet t’i zbulojë të gjitha detajet. Cdokush duhet të përgjigjet për veprimet. Qytetarët merituan drejtësinë” – ka shkruar Kryeministri Zaev në Facebook. VMRO-DPMNE-ja opozitare ka kërkuar nga organet kompetente zbardhjen e plotë të rastit dhe të involvuarit të përgjigjen para drejtësisë.

“Katica Janeva mund të kërcënohet sa të dojë, por dëgjuam se ajo personalisht premton atë që Boki 13 e flet dhe e realizon. Janeva personalisht premton ndërprerjen e hetimeve. Xhirimet që dolën në mediat janë arsye e mjaftueshme që Janeva në vend se nëëpr plazhe duhet të jetë në paraburgim. Pas xhirimeve dhe deklaratave të këtilla, nevojitet një aksion urgjent nga ana e Prokurorisë Publike, por edhe përgjegjësi për shkak të mosveprimit të deritashëm dhe fshehjes potenciale” – tha Igor Janushev, VMRO DPMNE.

Socialdemokratët I kanë shtruar pyetje publike liderit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoskit nëse është takuar në Budapest me autorin Italian të tekstit rreth aferës “Zhvatja”.

“Kush i ka shpërndarë xhirimet në median italiane? Me cilët dy persona që shihen në video-xhirimin është takuar Mickoski? Nëse ka marrë dicka në dorë? Sot do ti parashtrojmë edhe disa pyetje Micksokit. Nëse ai është takuar me autorin Italian të tekstit në Budapest. A I ka dhënë dicka dhe çka i ka dhënë?” -deklaroi Snezhana Kalevska-Vançeva, LSDM.

Ndërkaq, BDI kërkon hetim të plotë dhe transparent për rastin “Zhvatja” duke theksuar se ndajnë qëndrimin e diplomatëve të lartë amerikan Metju Palmer dhe Filip Riker për zbardhjen e këtij rasti. Sipas integristëve, kjo aferë vetëm se konfirmon arsyeshmërinë e politikës së BDI-së dhe iniciativën për vetting të plotë për gjykatësit e prokurorët por edhe për politikanët. /Klan Macedoni/