close

RASTI “ZHVATJA”: REAGIME TË PARTIVE POLITIKE

Lideri i opozitës Hristian Mickoski, sot akuzoi se “Katica Janeva e cila duhej të jetë simbol i së drejtës, e përkrahur nga pushteti, u shndërrua në simbol të krimit dhe një oktapod i ri”. Ai e refuzoi ftesën e kryeministrit Zoran Zaev për takim liderësh të premten, duke insistuar për zgjedhje të parakohshme parlamenatare. Ministrat qeveritar nga ana tjetër, në lidhje me hetimin e sapohapur për zhvatje parash, në bashkëpunim me prokuror publik, shohin mundësi të re për funksionimin e institucioneve të drejtësisë në vend.

Kryeministri Zoran Zaev sugjeron të hetohen të gjitha dëshmitë, por edhe të respektohet prezumimi i pafajësisë. Në një intervistë për agjencinë e lajmeve MIA, Zaev thotë se hetimi rastësisht përputhet me dorëheqjen e papritur të Prokurores Speciale Katica Janeva duke sugjeruar që Prokuroria Publike të hetojë nëse Janeva është e keqpërdorur ose e involvuar në këtë rast.

“Kjo është korrekte të thuhet, ngase keqpërdoren çdo lloj argumentesh që dikush të bëjë konstruksione politike. Bëj thirrje që edhe biznesmenët tjerë të paraqesin nëse kanë qenë cak i zhvatjeve”- deklaroi Kryeministri Zoran Zaev për MIA-n

Në lidhje me rastin e ngritur ditën e djeshme nga ana e Prokurorisë për përndjekjen e krimit dhe korrupsionit, në të cilin janë arrestuar dy persona për zhvatje parash, dhe i është marrë celulari shefes së PSP-së, Mickoski shtroi disa pyetje drejtuar qeverisë:

“A është e vërtetë se forca e Katica Janevës vjen mu nga kryeministri, i cili në një rast thotë-mos u brengosni, gjithçka do te shkojë mirë. Vallë është e vërtetë se gjatë takimit në shtëpinë e të akuzuarit të parë, mysafir i shpeshtë është funksionari i lartë i LSDM-së dhe me Katicën caktojnë akuza e veprime të mëtejshme. A është e vërtetë se mbështetja politike e duarve të këtij oktapodi janë funksionarë të lartë të LSDM-së, të njohura në publik si Friki dhe Kiki” –thekson Hristjan Mickoski-VMRO DPMNE.

Në emër të BDI-së, zv.kryeministri Bujar Osmani u shpreh i dëshpëruar në lidhje me aferën më të re që e tronditi Maqedoninë.

“BDI ka qenë, dhe është armiku më i madh i drejtësisë selektive, dhe këtë e kemi thënë në çdo paraqitje publike. Dhe nëse ju i ndiqni paraqitjet e kryetarit Ahmeti, do ta shihni se në çdo fjalim ai e cek drejtësinë selektive si kancer i shoqërisë dhe pra ndaj BDI e propozoi ligjin për veting, në politikë, në gjyqësor si dhe të gjithë bartësit e funksioneve publike.”- vlerëson Zëvendëskryeministri Bujar Osmani.

Shefi i Diplomacisë Nikola Dimitrov, bind se disa anëtare të BE-së i japin rëndësi të madhe funksionimit të së drejtës në vend, në kontekstin e marrjes së datës për fillimin e negociatave:

“Është shumë e rëndësishme të punohet për drejtësi, pa dallim nga vijnë shkeljet ligjore, të sigurohet trupi nga ku prodhoheshin rezultate, Prokurori Speciale Publike, të sigurohet që kjo ekspertizë dhe rezultat do të kenë të ardhme, dhe nuk do të ketë të bëjë vetëm me përgjimet, por të ketë një mandat të përgjithshëm, të përdjeket korupsioni I lartë. Për disa shtete anëtare, kjo ka shumë rëndësi.” –shprehet ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov.

Ndërkohë, në reagimin e Komisionit Evropian thuhet që hetimet për përgjimet e jashtëligjshme të vazhdojnë edhe pas dorëheqjes së Janevës. Nga Brukseli me mesazh se me rëndësi është që të gjitha partitë parlamentare të vazhdojnë të punojnë për gjetjen e një zgjidhje të qëndrueshme për statusin e PSP-së dhe të vazhdohet me vendosjen e llogaridhënies për krimet që dalin nga këto përgjime.  /Klan Macedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!