close

REAGIMI I VUÇIQIT PËR PARISIN

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, thotë se i ka patur parashikimet e sakta se takimi në Paris me Kosovën nuk do të ndodhë. Ai ka thënë se nuk është i lumtur për këtë pasi Serbia ka nevojë për një zgjidhje, por Kosova me sa duket e di këtë dhe bllokon Serbinë.

Anulimi i takimit ka shkaktuar reagime të ashpra në Serbi pasi tani nuk dihet si do të vazhdoj dialogu.
Vuçiq ka theksuar se Serbia ka ofruar të mos loboj për tërheqjen e njohjeve dhe të mos hiqet taksa, por Kosova kërkon njohjen e pavarësisë.

“Ata e shohin që ne na nxitohet për këtë që të bëjmë diçka për vendin tonë dhe andaj kërkojnë ta njohim Kosovën ose asgjë, kurse përgjigja jonë nuk mund të jetë e tillë dhe ne do të merremi me ekonominë dhe të kujdesemi për serbët në Kosovë dhe për gjithçka rreth Kosovës e Metohisë.“-deklaroi Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Serbia kishte qenë skeptike para të gjithëve duke thënë se ka gjasa që takimi të mos ndodh. Për serbët fajin e ka Kosova pasi nuk dëshiron të bëj asnjë lëvizje dhe në rrethana të tilla është parë që dialogu nuk ka kuptim.

” Kurrë nuk kemi firmosur asgjë apo kemi pranuar verbalisht që të mos lobojmë kundër pavarësisë. Kam ofruar të ndalojmë dhe të mos hiqet taksa, por të mos kërkojnë as ata njohje. Kjo ka mbështetje ndërkombëtare dhe ata e dinë që ne kemi sukses në zhvillimin e vendit dhe nuk duan.” tha Aleksandar Vuçiq, President i Serbisë.

Presidenti serb ka thënë se Serbia ka masat e gatshme kundër Kosovës, por për këtë do ta vendos në një takim me serbët e atjeshëm se si dhe çfarë masash do të vihen fillimisht. /Idro Seferi, Beograd/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!