close

REÇICË: LËSHOHET NË PËRDORIM RRUGA TEK AMBULANCA

Sot në Reçicë të Madhe u lëshua në përdorim rruga tek ambulanca në këtë fshat, e cila ishte një nga më të dëmtuarat nga përmbytjet katastrofike që përfshinë rajonin e Tetovës vetëm dy vite më parë. Rikonstruktimi i plotë i rrugës është bërë nga buxheti i komunës së Tetovës gjithsejtë 4.5 milionë denarë e cila është rregulluar me pllaka bekatoni me një gjatësi prej 2500m. Paralel është bërë instalimi tokësor i ndriçimit publik dhe furnizimit me ujë. /Klan Macedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!