Zëvendësministri dëgjon vërejtjet e mësimdhënësve
Reformat në institucionet edukative-arsimore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, pikëpamjet, mendimet, sugjerimet”, ishte tema e tribunës që u mbajt në Shkup. Mësimdhënësit kërkuan reforma në arsim e nga ministria thonë se fillimisht dëshiron ti dëgjoj ata, e më pas kërkesat të inkorporohen në ligj.
Mësimdhënësve po ju ngutet me reformat. Por ministria fillimisht dëshiron t’i dëgjoj ata, e më pas kërkesat të inkorporohen në ligj.
“Ndryshimet më të nevojshme në këtë moment janë në arsimin fillor sepse tani me kornizën e re ligjore, duhet të përfshihen edhe zgjidhje për problemet që punëtorët në arsim i theksojnë si problem me qëllim që t’u ndihmojmë dhe t’ua përmirësojmë kushtet në procesin edukativo-arsimor. T’u ndihmojmë dhe t’ua përmirësojmë kushtet në procesin edukativo-arsimor. Para se të gjithash do të koncentrohemi tek ngarkesa me punë administrative, ekip jo adekuat, ndryshim të librave dhe sigurisht duhet të flitet edhe për statusin e mësimdhënësve sepse kohëve të fundi statusi i mësimdhënësit ra shumë.” –deklaroi Petar Atanasov, Zëvendësministër i Arsimit
Ka një vit që ministria e ka gati draft ligjin e parë për arsim, por zëvendësministri thotë që më e rëndësishme është të dëgjohet zëri i punonjësve në arsim. E mesazhi kryesor i mësimdhënësve është që kuadrot të zgjidhen më mirë.
“Reformat duhet të ndiqen edhe me resurse njerëzore… 3- Duhet me kujdes të zgjidhen kuadrot që punësohen, të jenë me dije dhe aftësi të caktuara, të dijë të transferoj dijen tek nxënësi, por edhe të ketë shpërblim adekuat për mundin.” –shprehet Lidija Nikollovska, Kryetare e Lidhjes së Punëtorëve në Arsim.
Nikollovska tha se duhet të ketë kujdes edhe me librat, sepse ka raste ku ato nuk janë adekuate për moshën e nxënësve. Ajo shtoi se duhet të krijohen gjenerata që janë në gjendje ta thonë mendimin e tyre, dhe që do ti ndryshojnë gjërat në vend, e jo gjenerata që qëllimin primar e kanë të ikin nga vendi. /Furkan Saliu/