Regjim i posaçëm i trafikut me rastin e ndeshjes së futbollit në Shkup

Ministria e Punëve të Brendshme e informon opinionin se sot (26.09.2022) me rastin e zhvillimi të ndeshjes ndërkombëtare të futbollit nga Liga e Kombeve ndërmjet reprezentacionit të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të Republikës së Bullgarisë, me fillim në ora 20:45 minuta në Arenën “Todor Proeski”, Njësia për Siguri në Komunikacionin Rrugor pranë SPB Shkup do të ndërmerr masa për regjim të posaçëm të trafikut nëpër rrugët në afërsi të stadiumit, gjatë të cilave trafiku do të zhvillohet nëpër rrugët e afërta.

Sektori i Punëve të Brendshme Shkup apelon deri te të gjithë qytetarët ti respektojnë urdhërat të cilat i japin nëpunësit e uniformuar policorë me qëëlim të sigurisë për të gjithë pjesëtarët në trafik.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share