close

REGJISTRIMI NË KOPSHTE VETËM ME KARTON TË RREGULLT TË VAKSINAVE

Të punësuarit në kopshte prej qershorit marrin rroga më të larta për 16 për qind, që është rritja më e madhe deri më tani, kështu njoftoi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska. Ajo shtoi se nga shtatori regjistrimi i fëmijëve në kopshte vetëm me karton të rregullt të vaksinave.

Prindërit e fëmijëve të cilët nga shtatori do të regjistrohen në kopshte duhet të dorëzojnë edhe karton të rregult të vaksinave siç është shënuar me ligj, madje edhe nëse përfundon epidemia e fruthit kështu njoftoi Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Milla Carovska.

“Qeveria është konsistente në respektimin e ligjeve, të cilat edhe deri më sot porosisin se fëmijët e jovaksinuar nuk duhet të shkojnë në shkollë, as në kopsht, e mira individuale nuk mund të jetë para asaj kolektive. Që të mund t’i mbrojmë të gjithë fëmijët e rëndësishme është ato të vaksinohen dhe kjo është praktikë borërore dhe konsideroj se duhet të vazhdohet. Ne si Qeveri vetëm i respektojmë ligjet të cilat shumë vite para nesh janë sjellë”,theksoi Carovska.

Të punësuarit në kopshte prej qershorit marrin rroga më të larta për 16 për qind, që është rritja më e madhe deri më tani, deklaroi ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska para takimit të sotëm me të punësuarit e kopshteve, ku u prezantua sistemi i ri për rroga.

“Jam e lumtur që kuadri në kopshte, meritor për kujdesin e fëmijëve tanë, të cilët janë e ardhmja e shtetit tonë, morën rritje drastike të rrogave. Dike filluar prej rrogës së qershorit e cila pjesës më të madhe të të punësuarve tashmë u është paguar, kuadri profesional mori rritje mesatarisht prej 16 për qind, që është rreth 3.000 denarë në shumë neto për të punësuar”, tha Carovska.

Në shtator, siç paralajmëroi ajo, të punësuarit në mbrojtjen e fëmijëve do të marrin edhe një rritje prej pesë për qind, me të cilën të punësuarit në kopshtet e fëmijëve në RMV marrin rritje të rrogave për 21 për qind, që është rritja më e madhe deri më tani. /Klan Macedonia/