close

REKA: KANDIDIMI IM, PËRPJEKJE PËR UNIFIKIM TË SHQIPTARËVE

Nga Haraçina kandidati për president, Blerim Reka, ka vazhduar fushatën e tij. I shoqëruar nga lideri i Alenacës për Shqiptarët, Ziadin Sela dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami u takua me qytetarët e këtij rajoni. Gjatë tubimit në Haraçinë Reka, tregoi edhe rëndësinë e kandidimit të tij.

Kreu i Lëvizjes BESA Bilall Kasami, në këtë tubim theksoi se shqiptarët duhet ta votojnë Blerim Rekën, sepse është figurë e cila bashkon gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, andaj vota për të nuk është votë e çuar dëm.

Ndërkaq Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela theksoi se janë të përcaktuar për të ndërtuar sistem të mirëfilltë të qeverisjes, së bashku me votat e shqiptarëve.

Reka gjatë takimit me qytetarët ka ftuar ata të votojnë platformën e tij, pasi me këtë shqiptarët do ta zhdukin kompleksin e inferioritetit. /Lule Ameti/