close

REKA: MË 21 PRILL, BËHUNI VETVETJA

Kandidati për president, Blerim Reka, mbrëmë vazhdoi fushatën e tij në Veles dhe fshtatin Jablloçishtë ku u takua me qytetarët. Gjatë takimit, Blerim Reka, me qytetarët diskutoi se si Republika nuk njeh demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa për qind janë.

“Mos lejoni, t’ju bindin që edhe pas 30 vitesh, ju duheshka të mos votoni vetveten. Më 21 prill, bëhuni vetvetja. Mos lejoni që me votën e juaj, të largoni edhe të rinjtë e fundit idealist. Dëshmoni, se ju nuk e pranoni konceptin e kombit statistikor. Tregoni, se ju nuk jeni vetëm votues, por edhe të votuar”, theksoi Reka. /Klan Maqedoni/