close

REKA: SE KUPTOJ HESHTJEN E TIRANËS DHE PRISHTINËS

Shtabi Reka mohon videon kontestuese në rrjetet sociale


Kandidati presidencial Blerim Reka në një prononcim për median e Kosovës thekson se Marrëveshja e Ohrit është e tejkaluar dhe duhet një tjetër marrëveshje për shqiptarët sidomos për sa i përket numrit të tyre. Sipas tij, megjithëse liderët e BDI-së mbështesin Pendarovskin, anëtarët e thjeshtë të kësaj partie do votojnë për të.

Blerim Reka, kandidati për president në një intervistë për Kosova Pres, ka deklaruar se nuk e kupton heshtjen e Shqipërisë dhe Kosovës, në raport me kandidaturën e tij.

Ndërkohë, lidhur me një video të paautorizuar që po qarkullon në FB, shtab i kandidatit presidencial Blerim Reka, ka njoftuar opinionin publik se Kjo video nuk është as prodhim i shtabit REKA, por sic thonë, të një faqeje në FB “Ana tjetër e politikës” i cili ka realizuar idenë për 3 profile të 3 kandidatëve presidencial.

Kërkesës së tij, siç thuhet në reagim, i janë përgjigjur kandidati Reka dhe kandidatja G. Siljanovska, por jo edhe kandidati S. Pendarovski.  Përmes kësaj kumtese zyrtare nga shtabi i Blerim Rekës, mohojnë, siç thonë çdo inskenim se kinse ka video të përbashkët me kundërkandidaten G. Siljanovska. /Klan Maqedoni/