close

REKA: SHQIPTARËVE JU DUHEN TË DREJTAT QË JU TAKOJNË

Republika me perspektivë – kundër shtetit të zbrazët


Kandidati për president, Blerim Reka, mbrëmë vazhdoi fushatën e tij në Gostivar. Gjatë tubimit, Reka ishte i shoqëruar nga kreu i Alenacës së Shqiptarëve, Ziadin Sela dhe nga lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami.

Kandidati për president, Blerim Reka para banorëve të Gostivarit theksoi se në thelb të fushatës qëndron Republika kundër shtetit privat e të kapur dhe Republika me perspektivë – kundër shtetit të zbrazët.

‘’Shteti nuk është pronë private, por trashëgimi e gjithë qytetarëve të saj si të barabartë. Republika nuk njehë demokracinë e dozuar për “kombet statistikore”, të cilëve u lejohen aq të drejta sa për qind janë. Në Republikë, nuk ka “dhënie” të drejtash, sepse ato janë të drejta natyrore si shtetas të këtij shteti, e jo nga diskrecioni i pushtetit që vendosë se: kujt, kur, e sa të drejta do t’i lejohen.” -tha Blerim RFeka-Kandidat për President.

Kreu i Lëvizjes “Besa”, Bilall Kasami theksoi se opozitën shqiptare mundohen ta degradojnë, duke thënë se nuk janë në rrugën e duhur.

“Iu them, ne jemi në rrugë të drejtë, pas nesh dhe Blerim Rekës qëndrojnë shqiptarët”, theksoi Bilall Kasami – Kryetar i Lëvizjes Besa

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë Ziadin Sela, foli për rëndësinë dhe domosdoshmërinë e votës shqiptare per ta votuar Blerim Rekën.

Kandidati i pavarur, i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja BESA, Blerim Reka sonte do të takohet me banorët e komunës së Zhelinës. /Klan Maqedonisë/