Rekord bastesh gjatë Botërorit

Amerikanët do të shpenzojnë 1.8 miliardë USD

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Amerikanët planifikojnë të vënë bast 1.8 miliardë dollarë për ndeshjet e Kupës së Botës. Kupa e Botës FIFA e këtij viti është turneu i parë për meshkuj që nga vendimi i Gjykatës së Lartë për t’i dhënë fund ndalimit federal të basteve sportive në vitin 2018.

Kjo është edhe arsyeja përse afërsisht 20.5 milionë amerikanë planifikojnë të vënë baste për ndeshjet. Shuma e përllogaritur pritet të arrijë në një total prej 1.8 miliardë dollarësh.

Edhe fakti që në Botëror merr pjesë Kombëtarja e Shteteve të Bashkuara, nxit më shumë njerëzit që të vendosin baste duke i përjetuar me emocione më të forta ndeshjet e futbollit. Shoqata amerikane e lojërave ka këshilluar të gjithë që të kenë kujdes me financat dhe se duhet të vendosin baste për argëtim duke cilësuar faktin se janë kompanitë ato që fitojnë më shumë dhe jo lojtarët.

Industria e basteve këtë Botëror është organizuar dhe pritet të thyhet rekordi i parave të shpenzuara në krahasim me Botërorin e 2018 kur shuma arriti në 136 milioadrë dollarë.

Studimet e kryera nga kompani serioze në Angli, SHBA dhe Azi, parashikojnë një rritje me 15 deri ne 20%.

Tv Klan

Lexo gjithashtu
Total
0
Share