close

REPUBLIKA E MAQEDONISË SË VERIUT DHE OBLIGIMET

Pas takimit të parë të Grupit ndër-resorial të punës për realizimin e obligimeve nga Marrëveshja përfundimtare për zgjidhjen e dallimeve të përshkruara në Rezolutat 817 dhe 845 nga viti 1993 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për ndërprerjen e e vlefshmërisë së Marrëveshjes së përkohshme nga viti 1995 dhe për vendosjen e partneritetit strategjik mes palëve, ka miratuar vendimet lidhur me masat e nevojshme dhe aktivitetet për realizimin e obligimeve të Republikës së Maqedonisë së Veriut pas hyrjes në fuqi të Marrëveshjes Përfundimtare, Amendamenteve Kushtetuese dhe Ligjit Kushtetues më 11 Janar 2019, me afate indicative kohore për realizimin e tyre.

  1. Drejtoria e Doganave të vendos etiketa në tabelat e vendkalimeve kufitare, kufirin shtetëror të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe në dy aeroportet në RMV, në afat prej tre ditëve.
  2. Sektori për marrëdhënie me opinionin pranë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në afat prej 7 ditëve të përpunojë Librin e standardeve grafike me të cilin do të vërtetohen standarde për paraqitje vizuele të emrit Kushtetues Republika e Maqedonisë së Veriut në kuadër të stemës shtetërore, si logo që e shfrytëzojnë institucionet shtetërore, për tabelat publike në hyrje të të gjitha institucioneve.
  1. Sekretariati i Përgjithshëm në afat prej 7 ditëve të përgatisë softuer që do të përmbajë të gjitha institucionte, nga niveli shtetëror deri në atë lokal, si dhe dimensionet e tabelave publike. Ndryshimi i të gjitha tabelave në nivelin qendror dhe lokal, të përfundojë në afat prej katër muajve.
  2. Të gjitha institucionet të bëjnë ndryshimin dokumenteve digjitale (logo, memorandum, komunikime elektronike, ueb-faqe, media etj) në afat prej tre ditëve.
  3. Të gjitha institucionet në mënyrë përkatëse t`i ndryshojnë memorandumet, materialet e shtypura, indikatorët, në afat prej 2 javëve;
  4. Ministria për Punë të Jashtme, t`i ndryshojë tabelat në ministri si dhe vulat në afat prej 2 javëve, kurse në përfaqësitë diplomatiko-konsulare në afat prej 3 javëve;
  5. Ministria për Punë të Brendshme të fillojë me dhënien e tabelave të reja të regjistrimit të automjeteve, në afat prej 4 muajve. Ndërkohë, si zgjidhje kalimtare, MPB-ja do të sigurojë etiketa me shenjën “NMK”;

Gjithashtu sic njoftohet në komunikatë MPB-ja duhet ti ndërmerr masat dhe aktivitetet e nevojshme për zbatimin e zgjidhjes në periudhën kalimtare deri në krijimin e parametrave teknik për dhënien e dokumenteve të reja të udhëtimit. Sic thuhet, Dhënia e pasaportave të reja të fillojë nga fundi i vitit 2019.

  1. Në afatin kalimtar MPB-ja gjatë daljes apo hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në dokumentet ekzistuese të udhëtimit të lëshuar në periudhën kalimtare do të vendoset vula, me të cilën do të sqarohet se dokumentet e udhëtimit i takojnë Republikës së Maqedonisë së Veriut;

Rekomandime I janë dhënë edhe Bankës Popullore , ku thuhet se duke marrë parasysh kompleksitetin e procedurës, të bëjë analiza dhe plan për aktivitetet e domosdoshme për ndryshimin gradual të kartëmonedhave, me një dinamikë të përcaktuar kohore, në kuadër të emisioneve të rregullta të reja duke mbajtur llogari për atsbilitetin makroekonomik.

  1. Kartëmonedhat e para me emrin e rim und të përgatiten në fillim të vitit 2020 dhe më pas, në mënyrë sukcesive, plotësisht të zëvendësohen më së voni në afat prej 5 viteve nga hapja e kapitukve relevant të BE-së;
  2. Shenjat e komunikacionit në drejtimet rrugore ndërkombëtare në vend, duke u dhënë përparësi endonimeve (në transkriptin anlglez) ndaj egzonimeve (në gjuhën maqedonase në shkrimin cirilik) të ndyshohen në afat prej 2 muajve;
  3. Në afat prej 6 muajve të bëhet kontrolli dhe revizioni i statusit të përmendoreve, ndërtesave publike dhe infrastrukturës dhe nëse ka të bëjë me historinë dhe civilizimin antic helen, si pjesë e trashëgimisë historike të Greqisë, të meren masa dhe aktivitete përkatëse korektive; 
  4. Në afat prej 6 muajve, të bëhet mënjanimi i simbolit në ish-flamurin kombëtar nga e gjithë hapësira publike dhe përdorimi publik. Artefaktet arkeologjike janë përjashtuar. /Klan Maqedoni/