Republikanët kundër padisë ndaj Trump

EDHE ATA QE ISHIN SHPREHUR KUNDER TIJ E KANE MBESHTETUR ISH PRESIDENTIN AMERIKAN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Edhe pse disa prej republikanëve kohët e fundit kanë kërkuar që Trump të mos kandidojë më për Shtëpinë e Bardhë në 2024, kanë mbështetur ish presidentin amerikan. Ata janë shprehur kundër padisë së ngritur atij dhe i kanë cilësuar ato si një gjueti shtrigash dhe të motivuara politikisht.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Ngritja e padisë ndaj ish presidentit amerikan Donald Trump është kritikuar nga mbështetësit republikanë.

Udhëheqës të lartë republikanë në Kongres shprehën mbështetje dhe i akuzuan demokratët se po e përdorin politikisht sistemin e drejtësisë.

Reagimi i ashpër ndaj ngritjes së akuzave pasqyron mbështetjen që Trump gëzon ende tek Partia Republikane dhe shumë prej votuesve të tij, ndërsa ai përpiqet të rimarrë Shtëpinë e Bardhë në zgjedhjet e vitit 2024.

Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, republikani Kevin McCarthy, tha se ngritja e aktakuzës tregon se “sistemi i shenjtë i drejtësisë u përdor politikisht” kundër Trump. Ligjvënësja Elise Stefanik, një tjetër udhëheqëse në Dhomën e Përfaqësuesve të kontrolluar nga republikanët, e quajti aktakuzën një, “gjueti politike shtrigash dhe një ditë të errët për Amerikën”.

Senatori i Floridës, republikani Rick Scott e quajti ngritjen e aktakuzës një “hakmarrje politike kundër presidentit Trump”, ndërsa Senatori Ted Cruz i Teksasit e quajti atë “një përshkallëzim katastrofik të përdorimit politikisht të sistemit të drejtësisë”.

Javën e kaluar fushata presidenciale e ish presidentit amerikan mblodhi rreth 2 milionë dollarë, sipas drejtuesve të saj. Trump është kandidati kryesor republikan në zgjedhjet e presidenciale të vitit 2024. Ai gëzon mbështetjen e rreth 44% të republikanëve, sipas një sondazhi nga Reuters/Ipsos dhe pasohet nga guvernatori i Floridës Ron DeSantis me 30%, pavarësisht se ky i fundit ende nuk ka shpallur kandidaturën.

Përmes një shkrimi në rrjetitn Tëitter, guvernatori DeSantis edhe pse shihet si një rival i Trump dhe një kandidat I fortë për Shtëpinë e Bardhë u shpreh se ngritja e aktakuzës ishte joamerikane.“Përdorimi politikisht i sistemit të drejtësisë për të avancuar një axhendë politike e kthen me kokë poshtë zbatimin e ligjit”, thuhet në postim.

Opinionet e njerëzve ishin gjithashtu të ndara. Disa prej tyre u shprehën se aktakuza ishte personale ndaj Trump

”Trump deshiron të kandidojë përsëri në 2024, por  ai nuk do të lejohet, per shkak te akuzave ndaj tij. Shpresoj që kjo të mos ndodhë” – thotë një banore e Arizonës.

 Të tjerë njerëz u shprehën se drejtësia më në fund po vepron .

”Unë mendoj se është e mrekullueshme. Askush nuk është mbi ligjin. Ekziston një shprehje e  dini, mos e bëni krimin nëse nuk mund të paguani kohën. Ai bëri diçka të paligjshme dhe tanimë duhet të vuajë pasojat” – thotë një Banor i Nju Jorkut.

Akuzat mund të dëmtojnë përpjekjen e tij për rikthimin e tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm.

GAZETARE: LIVIA KALLFA

PAMJET: REUTERS

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share