close

REZOLUTAT PËR VENEZUELËN PRITET TË DËSHTOJNË NË OKB

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të votojë sot disa rezoluta të ndryshme, të prezantuara nga Shtetet e Bashkuara dhe Rusia, lidhur me krizën në Venezuelë.

Një rezolute i duhen nëntë vota për t’u miratuar dhe asnjë votë kundër nga anëtarët e përhershëm, Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Franca dhe Britania.

Rezoluta amerikane i kërkon Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, që të ndihmojë në garantimin e zgjedhjeve presidenciale “të lira, të drejta dhe të besueshme” nën vëzhgim ndërkombëtar. /Agjencitë/