close

RIBALANCI I BUXHETIT – REAGIME

Zeqiri: Dështim të investimeve kapitale


Ribalanci i buxhetit për vitin 2019 që u prezantua gjatë ditës së djeshme nga ana e kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Financave Nina Angelovska ka ngjallur reagime të shumta në opinion. Ekspertët e ekonomisë vlerësojnë se me shkurtimet në investimet kapitale kanë dështuar ministrat. Njëkohësisht edhe nga partia opozitare VMRO DPMNE kanë kritikuar politikat e qeverisë.

Përmes një statusi në rrjetin social Facebook ka reaguar edhe ish-deputeti dhe profesori universitar Izet Zerqiri i cili duke komentuar ribalancin e buxhetit për vitin 2019, vlerëson se kanë dështuar ministrat në investimet kapitale për shtatë muaj. Sipas tij si rezultat i dështimit në realizimin e investimeve kapitale qeveria zvogëlon për 50 milionë euro investimet kapitale me ribalancin e buxhetin nga 442 milionë euro në 392 milionë euro investime kapitale.

“Si rezultat i dështimit në realizimin e investimeve kapitale qeveria zvogëlon për 50 milionë euro investimet kapitale me ribalancin e buxhetin nga 442 milionë euro në 392 milionë euro investime kapitale. Qeveria dhe ministrat kyç të kësaj qeverie edhe këtë vit dështojnë në realizimin e investimeve kapitale. Në 2019 janë të planifikuar të realizohen 442 milionë euro, kurse dinamika e realizimit është dëshpëruese, ato janë realizuar për shtatë muaj 103 milionë euro, apo gjithsej 24.50%. Nëse do të vazhdon me këtë dinamikë ajo do të realizoj investimet kapitale sa vitin e kaluar 31% që do të jetë një dështim i ekipit ekonomik të qeverisë aktuale.”-thekson Izet Zeqiri.

Partia opozitare VMRO-DMPNE ka reaguar pas konferencës së kryeministrit Zoran Zaev dhe ministres së Financave, Nina Angleova, për miratimin e ribalancit të Buxhetit,

“Zhvillim të ekonomisë dhe të shtetit, nuk ka dhe nuk mund të ketë me këtë qeveri të paaftë”, deklaruan nga VMRO-DMPNE.

“Zoran Zaev dhe Nina Angellovska me ribalansin propozojnë një buxhet populist, i cili shkurton projektet zhvillimore, si investimet kapitale për të pasur para për masa populiste, që kanë efekt afatshkurtër. Në realitet kemi 2.5% më pak të punësuar në industri në korrik të këtij viti, në krahasim me korrikun e vitit të kaluar. Rreth 70 milionë euro subvencione nga vitet e fundit akoma nuk janë paguar”, deklarojnë nga partia opozitare.

Nga partia në pushtet LSDM, thonë se ribalanci i buxhetit që u miratua nga qeveria, siguron më shumë para për qytetarët.

“Janë siguruar 400 milionë denarë për të subvencionuar kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për kompanitë që do të rrisin pagat e punonjësve të tyre deri 100 euro. Kjo masë ul ekonominë gri dhe pagat e parave të gatshme, por gjithashtu do të rrisë hyrjen e fondeve në fondin e pensioneve”.

Me ribalancin e buxhetit janë planifikuar 210.5 miliardë denarë të ardhurat totale, derisa shpenzimet e planifikuara kapin vlerën prej 228.3 miliardë denarë. Pra, sipas planifikimit deficiti do të jetë 17,7 miliradë denarë, gjegjësisht 2,5 për qind të BPV-së. /Klan Macedoni/