close

Richarlison leksione Ronaldos

Sulmuesi i Brazilit ka mësuar fenomenin se si të kërcejë, 25-vjeçari ka realizuar tri gola deri tani

Sulmuesi i Brazilit Richarlison nuk i mbajti dot lotët, pasi kërceu me “Fenomenin” Ronaldo. Sulmuesi i Totenhemit, ka qenë vendimtar në këtë edicion të Kupës së Botës, e po përsërit suksesin e ikonës braziliane në vitin 2002.

25-vjeçari ka luajtur në tri nga katër takimet e fundit të verdhejeshilëve në Katar 2022 dhe ka realizuar tri gola. Riçarlison është bërë i famshëm edhe për kërcënimin e tij origjinal, që quhet “Vallëzimi i Pëllumbit”.

Lëvizjet ai ia mësoi edhe “Fenomenit”, që i’u përshtat më së miri stilit të sulmuesit brazilian. Në fund, ai tentoi që të përvetësonte pak nga magjia e këmbëve të Ronaldos. Edhe pse vetë 25-vjeçari ka realizuar spektakël, do të dëshironte shumë që të bëhej pak “Fenomen”.

Vallëzimi i tij është bërë i famshëm anembanë botës. Pas golit të realizuar ndaj Koresë së Jugut, lojtari festoi me shokët e ekipit, e gjithashtu me trajnerin Tite.

Tekniku tha se u përpoq që të përshtatej me lojtarët, por e bëri të qartë se nuk dëshiron që të keqinterpretohet dhe veprimi i tij të merret si mungesë respekti.

Klan News

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!