Ricky Martin padit nipin e tij për vlerën 20 milionë Dollarë

Gjatë muajt Korrik, mbreti i pop-it latin u akuzua nga nipi i tij për ngacmime seksuale

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Gjatë muajt Korrik, Ricky Martin u përballë me një të papritur. Këngëtari latin u akuzua nga nipi i tij Dennis Yadiel Sanchez për abuzim seksual.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Por, gjatë seancës gjyqësore, e cila u mbajt në Puerto Riko, 21-vjeçari tërhoqi pretendimin e tij ndaj këngëtarit latin. Së fundmi, mbreti i pop-it latin ka ngritur një sërë akuzash ndaj nipit.

Këngëtari kërkon 20 milionë dollarësh nga Dennis Yadiel Sanchez, duke pretenduar se ka humbur mundësitë fitimprurëse të biznesit.

Sipas tij, Sanchez filloi t’i dërgonte përmes ‘Instagramit’, 10 mesazhe në ditë për rreth katër muaj duke e kërcënuar se do t’i prishte reputacionin dhe integritetin e tij, nëse nuk merrte para nga këngëtari.

Kujtojmë se 21-vjeçari ngriti akuza ndaj Ricky Martin, pak kohë më parë, duke pretenduar se ata kishin pasur një lidhje 7-mujore dhe pasi ajo përfundoi, këngëtari filloi ta përndiqte dhe ta ngacmonte.

Klan News

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share