close

 RIKER PËR VIZITË NË MANASTIR

Ndihmëssekretar shtetëror i SHBA-së për Evropë dhe Euroazi, Filip Riker i shoqëruar nga ambasadorja amerikane në vend Kejt Bërns sot e ka vizituar komunën e Manastirit ku ka realizuar takim me kryetaren e komunës Natasha Petrovska.

Ish-ambasadori amerikan në vend Riker ka shprehur kënaqësi që përsëri është për vizitë në Manastir dhe e ka prezantuar ambasadoren e re amerikane Bërns e cila për herë të parë ka qenë për vizitë zyrtare në komunën e Manastirit.

Funksionari i lartë amerikan nga Manastiri vizitën e punës do ta vazhdojë në Shkup sipas paralajmërimit të Departamentit shtetëror, Filip Riker do të takohet me presidentin Stevo Pendarovski, me kryeministrin Zoran Zaev, ministrin e Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov dhe përfaqësues të tjerë qeveritarë.

Tema qendrore do të jenë çështjet bilaterale dhe rruga e Maqedonisë së Veriut drejt anëtarësimit në NATO dhe BE. Ndihmësssekretari shtetëror i SHBA-së dhe Evropës dhe Euroazisë, do të bisedojë edhe me deputetë dhe me përfaqësues të opozitës. /Klan Macedoni/