close

RIKONSTRUKTOHET ÇATIA E SHKOLLËS SË FSHATIT VICË

Është rikonstruktuar çatia e shkollës së fshatit Vicë. Siç u tha gjatë inspektimit të punimeve, edhe pse janë bërë shumë punë në këtë shkollë, do të vazhdojnë në përmirësimin e cilësisë së arsimit.
Janë në përfundimin e sipër punimet për rikonstruktimin e çatisë së shkollës së fshatit Vicë.

Drejtori i kësaj shkolle Aziz Ramadani bëri të ditur se janë bërë shumë punë, por se ka edhe shumë për t’u bërë. Siç thaksoi, rikonstruktimi i shkollës është bërë nga dotacionet që komuna e Tetovës ka ndarë për shkollat.

Punimet nga afër i ka vëzhguar vet kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi. Gjatë ribalancit buxhetor, në mënyrë proporcionale të gjitha shkollave të komunës së Tetovës u ndahet nga 4-5 milionë denarë në çdo gjysmë vjetor, dhe se u ngelet vet shkollave të vendosin të investojnë aty ku kanë nevojë. /Lulzime Ameti/