close

 RISTOSKA PËR DW: PSP-ja DO TA KTHEJË BESIMIN TEK QYTETARËT

Duhet mekanizëm për kontrollin e PSP-së


Prokurorja Speciale Lençe Ristoska, në një deklaratë për “Deutsche Welle” ka pranuar se kohëve të fundit Prokuroria Speciale ka pësuar ulje të rejtingut tek qytetarët, duke shtuar se kjo prokurori do të punojë për ta kthyer besimin tek qytetarët.

Prokurorja e Prokurorisë Speciale, Lençe Ristoska thotë se ka shumë rrethana të cilat janë arsyeja për rënien e besueshmërisë te qytetarët për PSP-në, duke përmendur zhvillimet politike në vend.

“Personalisht mendoj se rënia e besueshmërisë së PSP-së është pasojë e shumë rrethanave të cilat janë të lidhura me ndodhitë shoqërore politike në vend, ndërkaq kanë të bëjnë me punën e institucioneve dhe sistemit. Shpresoj se në periudhën që vijon PSP-ja do të ketë suksese që ta kthejë besueshmërinë qytetarëve,”,thotë Ristoska.

Në lidhje me zgjidhjet e propozuara ligjore, të cilat do t’ia caktojnë fatin PSP-së në korniza të Prokurorisë Themelore Publike, Ristoska e thekson nevojën e mekanizmit i cili do ta kontrollojë punën e PSP-së.

“Sipas mendimit tim, nuk është me rëndësi nëse vazhdon mandati i PSP-së, në do të rregullohet me ligj të veçantë ose jo. Kjo që vlerësoj se është me rëndësi është që PSP-ja ta mbajë autonominë dhe pavarësinë financiare, pasi që në këtë mënyrë do të sigurohen kushtet e patjetërsueshme për punë dhe do të garantohet pavarësia në veprim. Gjithashtu pajtohem me qëndrimet e prokurorit shtetëror, se duhet që të gjendet mekanizëm përkatës nëpërmjet të cilit do të mundësohet kontrollimi i punës së PSP-së”,-shton Ristoska.

Edhe pse nuk është më e pranishme në publik dhe në media si më parë, Ristoska vazhdon të ketë suksese në karrierën e saj pasi së fundmi ajo u emërua si prokurore e parë për lidhjet e Maqedonisë me trupin për bashkëpunim gjyqësor me BE-në në fushën e drejtësisë penale (Eurojust). /Klan Maqedoni/