Ministri i Punëve të Brendshme , Oliver Spasovski në Qendrën për trajnim në Idrizovë mori pjesë në fillimin zyrtar të Tuining pojektit “Harmonizim i sistemeve nacionale me kërkesat e BE-së dhe të Shengenit për menaxhim kufitar”.
Përforcimi i kapaciteteve në pjesën e kufijve të jashtëm përmes hartimit të masave për pranimin e legjislaturës së Shengenit dhe ndryshimin dhe plotësimin e kornizës ligjore, si dhe përforcimi i kapaciteteve njerëzore, është qëllimi i tuining projektit IPA 2016 “ Harmonizimi i sistemeve kombëtare me kërkesat e BE-së dhe Shengenit për menaxhimin e kufijve”. Projekti finansohet me mjetet e IPA në shumë prej 1 milion euro, kurse do të zbatohet në periudhë prej 24 muajsh.
“Ministria e Punëve të Brendshme dhe institucionet tjera të autorizuara për zbatimin e ligjit në peridhën e ardhshme do të duhet të bëjnë një sërë përshtatje komplekse, qëllimi përfundimtar i të cilave është pranimi i suksesshëm i standardeve evropiane në çdo aspekt. Plotësimi i standardeve evropiane në fushën e Kapitullit 24 është përcaktimi ynë strategjik.” –deklaroi Oliver Spasovski, Ministër i Brendshëm
Projekti parashikon zhvillimin e dy komponenteve. E para, zhvillimi i rrugës për miratimin e ligjdhënies e lidhur me Shengenin, përmirësim i legjislacionit në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve dhe zhvillim i planit aksionar të Shengenit; dhe e dyta: përforcim i kapaciteteve administrative dhe teknike në fushën e menaxhimit të integruar të kufijve. Shfrytëzuesi i fundit është Njësia për punë kufitare dhe migracione në Byronë për siguri publike. /Klan Maqedoni/