RMV-ja fitore minimale 1-0 kundër Ishujve Faroe

Maqedonia e Veriurt shënoi fitore minimale 1-0 në ndeshjen miqësore kundër  reprezentacionit të Ishujve Faroe, ndë ndeshjen që u zhvillua  pothujase në tribuna të shprasta në arenën “Todor Proeski” në Shkup ku kishte diku 500  tifoz.

Autor i golit të vetëm ishte Bojan Mioski tetë minuta para përfundimit të takimit.

Gjatë 90 minutave lojë reprezentacioni ynë kishte disa raste  të qindpërqindëta që nuk u shfrytëzuan, nga ana  tjetër edhe  skuadra mysafire   kshte  dy raste që nuk dhanë fryt.

Ajo që duhet konstatuar se në dy ndeshjet e fundit kundër Maltës  në ndeshjen   hapëse të kualifikimeve  pë Euro 2024 dhe sonte kundër Ishujve Faroe e vetmja  gjë që mund të mbahet  mend  janë fitoret.

Pas këtyre  dy ndeshjeve  të marsit  seleksionuesi Milevski  duhet  të mendojhet  mire pë ndeshjet kualifikuese të qershorit me  Ukrainë në Shkup dhe Anglinë transfertë.

Shaban Sinani  /KlanMMacedonia/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share