close

RMV-ja FURNIZOHET ME AUTOMJETE USHTARAKE NGA SHBA

Ministrja e Mbrojtjes Radmilla Sheqerinska në promovimin e sotëm të 125 ushtarëve të rinj profesional paralajmëroi modernizimin e mëtejshmë kadrovik dhe ushtarak të Armatës. Sipas saj, do të vazhdojë edhe rritja e mejteve për Armatën deri në plotësimin e qëllimit – dy përqind nga Bruto Prodhimi vendor për nevojat e sigurisë së vendit, sipas standardeve të NATO-s.

Krahas rinovimit të përbërjes së armatës profesionale të Maqedonisë së Veriut, Ministrja e Mbrojtjes Radmila Sheqerinska ka paralajmëruar se deri në fund të vitit, kur Maqedonia e Veriut përfundimisht do të ulet në tryezën e NATO-s si vendi I 30-të anëtarë, të furnizohet edhe me pajisje ushtarake, sic tha për funksionalitet më të madh.

“Në pjesën e dytë të vitit 2019 fokusi ynë është të furnizohemi me automjete luftarake dhe kuptohet furnizimi me pajisje mbrojtëse për të gjithë ushtarët. Treguam se nuk duhet të zgjedhim mes dy cështjeve, NATO dhe Armatë më të fuqishme. Arritëm që gjatë këtyre dy viteve të investojmë dhe të kemi rezultate në këto dy objekiva.”-tha ministrja e Mbrotjes, Radmila Sheqerinska.

Sipas Ministres së Mbrojtjes, në Ligjin e ri për furnizime publike në fushën e mbrojtjes, është lënë mundësia që krahas firmave komerciale, furnizimi i pajisjeve për modernizimin e armatës të zhvillohet përmes marrëveshjeve me vende tjera anëtare të NATO-s.

“Unë shpresoj se tani kur ligji është miratuar se mund të hyjmë në një fazë më serioze të bisedimeve edhe me SHBA-të dhe ti shfrytëzojmë këto mundësi që nuk ishin të lehta për t`i fituar. Ishin miratuar mjete dhe nëse gjithcka shkon sipas planit, shpresoj se deri në fund të vitit do të arrijmë që Armata jonë ti sigurojë automjtetet ushtarake si rezultat i marrëveshjes mes qeverisë sonë dhe asaj të SHBA-ve.” –shprehet ministrja e Mbrotjes Radmilla Sheqerinska.

Vlerësohet se Pentagoni pjesërisht do ta financojë furnizimin e automjeteve ushtarake për Armatën e Maqedonisë së Veriut dhe të Kroacisë si dhe financimin për helikopterë të Forcave të Armatosura të Bosnjë e Hercegovinës dhe Shqipërisë. Programi ERIP (European Recapitalization Incentive Program), është ngritur nga Qeveria e SHBA-së në vitin 2017 me buxhet fillestar prej 190 milion dollarëve me qëllim që t`u ndihmohet qeverive të gjashtë vendeve të Evropës Lindore të bëjnë zëvendësimin e teknologjisë sovjetike në ushtritë e tyre. /Biljana Georgievska/