Kanadaja ka ratifikuar Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. “Sot Kanadaja me kënaqësi e ratifikoi Protokollin për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut në NATO. Gëzohemi që në një të ardhme të afërt do t’i dëshirojmë mirëseardhje Maqedonisë së Veriut si anëtarja e 30-të e aleancës”, thuhet në publikimin e fundit në tuiter-profilin e Ministrisë së Punëve të Jashtme kanadeze.
Me këtë, Kanadaja u bë vendi i 18-të anëtar i aleancës veri-atlantike që e ratifikoi protokollin, pasiqë para 10 ditëve këtë e bënë Gjermania dhe Estonia. Në ndërkohë, po vijon procedura për ratifikim edhe në Senatin e SHBA-ve, ndërsa pritet ratifikimi i Protokollit në Uashington të bëhet deri në fund të verës. /Klan Maqedoni/