Ministri i Jashtëm Nikola Dimitrov ka falënderuar Norvegjinë për ratifikimin e Protokollit për aderimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Ai në rrjetin social Tuitter i shprehu falënderime Parlamentit norvegjez, kurse Ministrit të Jashtëm të këtij vendi Eriksen Soreide ia ka dërguar ftesën për vizitë zyrtare në Shkup, këtë muaj.
Zv/Kryeministrja Radmila Sheqerinska në gjuhën norvegjeze ka përshëndetur këtë vendim. “Takk Norge! Norvegjia ka ratifikuar protokollin tonë të NATO-s” – ka shkruar ministrja e Mbrojtjes në Facebook.
Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Eriksen Soreide paraprakisht në Tuitter të Ministrisë së Jashtme norvegjeze ka publikuar se Parlamenti i Norvegjisë ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e vendit në NATO.
“Një hap i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon dhe më gjerë. Jemi në pritje ta shohim Maqedoninë e Veriut si fqinj i Norvegjisë në tavolinën e Këshillit Veriatlantik – ka shkruar Soreide në Tuitter.
Norvegjia është vendi i 15-të vendet e NATO-s që kanë ratifikuar Protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në Aleancë, duke filluar nga 8 Shkurti i këtij viti me ratifikimin me Greqinë. /Klan Maqedoni/