RMV-ja shtet dykombësh: VMRO-DPMNE me akuza, kryeministri pëgënjeshtron!

KOVAÇEVSKI: FUTJA E BULLGARËVE NË KUSHTETUTË, PJESË E KORNIZËS NEGOCIUESE

VMRO-DPMNE i ka bërë thirrje Kryeministrit Kovaçevski të prononcohet para opinionit nëse ka pranuar që Maqedonia e Veriut të jetë shtet I dy popujve – Maqedonasve dhe Shqiptarëve, njofton KlanM.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

VMRO-DPMNE-ja pretendon se kjo është nismë e Zv/Kryeministrit të Parë, Artan Grubi që është pranuar nga Kryeministri dhe se në periudhën e ardhshme do të ketë një fushatë të veçantë për këtë ide.

“Sipas informacioneve tona, në Komisionin për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese, është biseduar që Maqedonia të jetë shtet dykombësh, respektivisht shtet i dy popujve, I dsa bashkësive dhe pakicave etnike. Në vend që Maqedonia të luftojë kundër kërkesave të jashtme, përballet me kushte të reja nga brenda” – tha Marija Miteva.

Kryeministri Kovaçevski, sic njofton KlanM, ka përgënjeshtruar këto pohime duke I quajtur sajime të opozitës, për të mbjellur frikë tek qytetarët. Kryeministri ka rikujtuar pohimet e ngjashme të opozitës, për miliona migrantë, për kantonizimin e vendit pas ndarjes së re territoriale, për sulmet ndaj propozimit francez e të ngjashme, të cilat, sipas tij, kanë rezultuar të rrejshme nga ana e opozitës.

“Ndryshimi i Preambulës dhe futja e pjesëve të popullit bulgar, 3.500 bashkëqytetarëve tanë që janë vetëpërcaktuar si Bullgarë, është pjesë e kornizës negociuese ku siguruam identitetin e mbrojtur dhe gjuhën maqedonase dhe me të cilët nisëm negociatat. Është pjesë e obligimeve që Kuvendi do t`i bëjë dhe më pas do të vazhdojmë me hapjen e kapitujve dhe klasterëve, kurse vendi në 2030 do të bëhet pjesë e BE-së. Këtë do ta realizojmë së bashku”  tha Dimitar Kovaçevski.

Lidhur me reagimet nga Sofja pas deklaratës së tij në Samitin e Këshillit të Evropës në Rejkjavik, ku tha se sjellja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut është e njëjtë sikurse e Rusisë ndaj Ukrainës, Kryeministri Kovaçevski, sic percjell KlanM, ka theksuar se atë që kishte për ta thënë e kishte shprehur në këtë Samit para 46 delegacioneve. /KlanMacedonia/

Përgatiti: Teuta Buçi

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share