close

“ROBIN HUDI” SLLOVEN PROMOVOHET NË TETOVË

Ambasadori promovon heroin slloven


Ambasadori slloven në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Milan Jazbec, promovoi librin ‘Martin Kërpan – diplomat dhe ushatark’ duke i prezantuar lexuesit shqiptar heroin e njohur slloven Martin Kërpan.

“Martin Kërpan – Diplomat dhe ushtarak” është libri i autorit Milan Jazzbec i cili njëherit është edhe ambasador i Sllovenisë në Maqedoni që u promovua në UEJL.

Jazbec deklaroi që ishte i kënaqur që solli këtë libër edhe në gjuhën shqipe për ta njohur lexuesin me heroin Martin Kërpan.

‘Martin Kërpan është një hero mit si Robin Hudi anglez. Unë e trajtoj si diplomat dhe si ushtarak. Më vjen mirë që këtu janë të pranishëm edhe studentët e këtij universiteti nga degë të ndryshme. Në njëfarë mënyre ky është një libër doracak dhe analizë e luftës sllovene shikuar nga një kënd specifik.’ deklaron Milan Jazbec – Autor

Rektori i universitetit të UEJL deklaroi se ky libër nëpërmjet heroit Martin Kërpan sjell karakterin e popullit slloven si në aspektin ushtarak, por dhe atë diplomatik.

Kryetarja e komunës së Tetovës, Teuta Arifi e cila njëherit ka shkruar edhe parathënien e librit në fjalë, theksoi se ishte një kënaqësi e veçantë për të, mundësia që iu dha nga ana e ambasadorit Jazbec.

Ndryshe libri “Martin Kërpan – Diplomat dhe ushtarak” kohë më parë u promovua në Shkup edhe në gjuhën maqedonase dhe më herët edhe në gjuhën ruse. /Blerona Jakupi/