close

ROLAND GARROS: FAVORITËT FITOJNË NË GRAND SLAM

Në grand slam të Roland Garros në tenis, janë zhvilluar ndeshjet e raundit të dytë ku favoritët kanë fituar pa probleme. Te meshkujt, kampioni në fuqi, spanjolli Rafael Nadal, fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Jannick Maden, ndeshje që ishte një formalitet për numrin 2 në botë.

Pa probleme fiton edhe Roger Federer, që mposhti zviceranin Oscar Otte 3-0. Zvicerani, falë përvojës arriti të mposhtë një rival 12 vjet më të ri se ai në moshë. Në raundin e tretë shkon edhe greku Stefanos Tsitsipas, që mundi 3-1 Hugo Dellien, ndërsa japonezi Kei Nishikori eliminoi francezin Jo-Wilfried Tsonga duke fituar 3-1.

Te femrat, ish-numri 1 në botë, tenistja spanjolle Garbine Muguruza, mundi Johanna Larssoni 2-0, ndërsa çekja Karolina Pliskova mundi serben Kristina Kucova 2-0. Paraqitje të mirë kishte edhe tenistja amerikane Sloane Stephens e cila mundi Sara Sorribes 2-0, ndërsa belgia Elise Mertens fitoi 2-0 ndaj Diane Parry. Në raundin e tretë kualifikohet edhe tenistja ukrainase Elina Svitolina, që përfitoi nga tërheqja e rivales së saj. /Agjencitë/