close

ROTH: NË TETOR VENDIM POZITIV NGA BUNDESTAGU

Ka filluar takimi i ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të cilët pritet të debatojnë edhe për rastin e Maqedonisë së Veriut dhe mundësinë për fillimin e negociave me BE-në. Korespodentja jonë në Buksel Erisa Zykaj njofton se në fillim të takimit, Ministra të Jashtëm të BE-së janë shprehur se do të finalizojnë konkulizonet.

Që në fillim të takimit, ministrat e Jashtëm janë shprehur se do të finalizojnë konkluzionet për hapjen e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë në Bashkimin Europian.

“Ne duhet të aprovojmë konkluzioent për paketën e zgjerimit të preaantuar nga Komisioni Europian. Rumania ka bërë shimë që prej fillimit. Mbetemi shumë të angazhuar për të punuar për rajonin, me rajonin dhe për të avancuar procesin e zgjerimit. Rumania, që ka presidencën e Bashkimlit Europian po përpiqet për arritjen e hartimit të një teksti që të jetë angazhues dhe konstruktiv dhe njëkohësisht të ruajë ekulibrat strategjikë dhe rëndësinë strategjiokë të rajonit të Ballkanit Perëndimor për Bashkimin Europian.  Të gjithë kemi folur për marrëveshjen e Prespës. është shumë e rëndësishme që të nënvizohet rëndësia strategjike e rajonit të Ballkanit.” –tha George Ciamba, ministër i Rumanisë për çështjet europiane.

“Konkluzionet nuk arritën të aprovoheshin nga amabasadorët e përhershëm, por këtë gjë duhet ta bëjmë sot. Çështja është mbi të gjitha proceduriale lidhur me votimin e Bundestagut pas verës dhe me procesin e hapjes së negociatave të anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.” –deklaroi Enzo Moavero, Ministër i Jashtëm i Italisë.

“Strategjia e zgjerimit mbetet për ne shumë specifike, pasi bëhet fjalë për një përgjegjësi të madhe për paqen dhe stabilitetin në gjirin e Evropës. Ne do të analizojmë raportet e Komisionit dhe në këtë kontekst, zhvillimet pozitive në Maqedoninë e Veriut dhe në Shqipëri. Një vit më parë, këtyre dy vendeve u dhamë detyra shtëpie, të cilat sipas mendimit tim tashmë janë kryer. Maqedonia e Veriut ka arritur diçka historike me marrëveshjen e Prespës, e cila mund të shërbejë si shembull për rajonin lidhur me guximin dhe angazhimin e treguar për pajtim pas një konflikti prej gati tre dekadash. Ne duhet ta shpërblejmë këtë, përndryshe Bashkimi Evropian rrezikon të humbasë një pjesë të besueshmërisë së tij. Qëndrimi ynë është që të vazhdojmë diskutimet në mënyrë që të hapim negociatat sa më shpejt që të jetë e mundur. Është vetëm fillimi i negociatave të gjata dhe të vështira dhe është një çështje e stabilizimit të demokracive, forcimit të shtetit ligjor dhe pluralizmit të opinionit në këto vende. Pa Bashkimin Europian, kjo nuk do të funksiononte.” – vlerëson Michael Roth, ministër gjerman i shtetit për çështjet europiane.

I pyetur lidhur me një dritë jeshile për Maqedoninë e Veriut, ministri Roth ka treguar qartë, se vendimi pritet në tetor

“Raportet e zgjerimit janë dorëzuar shumë vonë. Bundestagu nuk kishte kohë të mjaftueshme për të shqyrtuar raportet. Unë mund të kuptoj që ka kritika për këtë nga vende të tjera, por si përfaqësuesi i qeverisë gjermane unë jam i detyruar t’i jap më shumë kohë Bundestagut. Mendoj se mëvoni në tetor do të gjejmë një marrëveshje.”- përfundon Michael Roth, ministër gjerman i shtetit për çështjet europiane.

Ministrat e Jashtëm të BE pritet të nxjerrin vetëm një deklaratë për rëndësinë strategjike të Ballkanit për Evropën e nuk do të japin një datë përfundimtare për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. /Erisa Zykaj, Bruksel/