Shefja e re e Komisionit Evropian, ministrja gjermane e Mbrojtjes, Ursula von der Leyen, ka zbuluar sot se gjatë viteve 70-ta kishte qëndruar për një vit në Londër, duke u fshehur nga komunistet-terroristë të Gjermanisë.
Ajo ka kaluar 12 muaj të jetës së saj në qytetin plotë ngjyra në Londër, duke u fshehur nga një prej bandave më të këqija ‘Meinhof Gang’, një grup i ekstremit të majtë që kreu shumë vrasje dhe sulme me bomba. Për të mos u zbuluar, von der Leyen kishte ndërruar edhe identitetin duke shfrytëzuar emrin e stërgjyshes së saj, Rose Ladson. /Agjencitë/