close

RRITEN ÇMIMET E NAFTËS PAS TENSIONEVE NË LINDJE TË MESME

Çmimet e naftës janë rritur të hënën, pasi Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka thënë se Uashingtoni ka marrë të gjitha masat e nevojshme për të garantuar lëvizje të sigurt në Lindje të Mesme. Ai i ka bërë këto komente një javë pas rritjes së tensioneve, si pasojë e sulmeve në disa anije transportuese të naftës. Çmimet kanë shënuar rritje për 4.5 për qind edhe ditën e enjte, pas sulmeve në dy anije afër Iranit dhe Ngushticës së Hormuzit. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!