Rritet çmimi i naftës pas “fryrjes” së kërkesës – Zbehen shqetësimet për një krizë të përgjithshme bankare

Çmimet e naftës u konfirmuan në rritje, pasi një takimi midis Arabisë Saudite dhe Rusisë qetësuan tregjet mes pritshmërive të forta të rritjes së kërkesës nga ana e Kinës. Cmimet pësuan rënien më të madhe javore që nga dhjetori, si pasojë e një krize bankare që tronditi tregjet globale financiare dhe të naftës.

Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar Brent u rritën me 30 cent, në 75 dollarë për fuçi duke shkëputur tre ditë humbje të njëpasnjëshme për t’u vendosur 1.4% më të larta.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Nafta e papërpunuar e Teksasit Perëndimor u rrit me 21 cent në 68.53 dollarë për fuçi. Të dyja kontratat kanë arritur nivelin më të ulët në më shumë se një vit këtë javë .

Nafta dhe asetet e tjera globale pësuan ulje këtë javë nga rënia e Silicon Valley Bank (SVB) dhe Signature Bank, por dhe nga problemet në Credit Suisse dhe First Republic Bank, të cilat i shtynë qeveritë e SHBA-së dhe Zvicrës të përpiqen të ofrojnë mbështetje.

Analistët e JPMorgan vunë në dukje se kërkesa për naftë po rivlerësohet, por shihen ende pak ndryshime në bazë dhe pse ka pritshmëri për shmangien e paqëndrueshmërisë në sektorin financiar, duke i mbajtur parashikimet e çmimeve të pandryshuara tani për tani. Por të gjithë janë në pritje të përditësimeve mbi veprimet e mundshme të politikës në javët e ardhshme, duke iu referuar një takimi të OPEC+ dhe Uashingtoni ka shumë të ngjarë të lëvizë për të filluar rimbushjen e rezervave strategjike.

Komiteti këshillimor i Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës dhe aleatëve të tyre duke përfshirë Rusinë, një grup i njohur si OPEC+, do të takohen më 3 prill.

Rëniet e mëtejshme të çmimeve mund të nxisin OPEC+ të reduktojë furnizimet për të parandaluar ndërtimin e inventarit të parashikuar në tremujorin e dytë, sipas analistëve të Bankës Kombëtare të Australisë.

Pritshmëritë e analistëve për rimëkëmbjen e kërkesës së Kinës mbështetën rimëkëmbjen e çmimeve në fund të javës, me eksportet e naftës së papërpunuar të SHBA në Kinë në mars që u drejtuan drejt nivelit më të lartë në gati dy vjet e gjysmë.

/SCAN

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share