Numri i të vrarëve në Sudan është rritur në 60, thonë burime spitalore që kontrollohen nga opozita, derisa forcat paraushtarake kanë hyrë në brendi të kryeqytetit Kartum.
Numri i vdekjeve u bë publik pas dy ditësh trazira, të cilat filluan kur forcat e Këshillit Ushtarak të Përkohshëm (TMC) qëlluan mbi protestuesit e paarmatosur.
Ushtria është përballur me kritika ndërkombëtare për goditjen ndaj protestuesve. /Agjencitë/