Rritet numri i viktimave nga tërmeti në Siri

Më shumë se 1500 persona dyshohet të kenë humbur jetën në Siri, në të dyja zonat, si ato që kontrollohen nga qeveria ashtu edhe në zonat e kontrolluara nga rebelët.

Sipas asaj që raportojnë mediat ndërkombëtare, situata politike në Siri e bën të vështirë për zyrtarët që të përllogarisin saktësisht numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, apo dhe dëmet nga tërmeti i së hënës në mëngjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Shifrat ndryshojnë nga momenti në moment, teksa grupet e kërkim shpëtimit vijojnë punën në terren, në përpjekje për t’u ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti.

Ndërkohë, më herët zyrtarët turq thanë se numri i viktimave ka shkuar në 3,381, ndërsa më shumë se 15 mijë të tjerë kanë mbetur të plagosur./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share