close

RRITET SHKALLA E SHKATËRRIMIT NË BAHAMAS

Ekipet e shpëtimit janë nisur në zonat në veri të ishujve Bahamas që janë shkatërruar nga Uragani Dorian. Kryeministri i Bahamas-it, Hubert Minnis ka thënë se disa zona janë shkatërruar plotësisht dhe pritet që numri i të vdekurve, nga shtatë sa është tani, të rritet edhe më shumë. “Ne mund të përballemi me më shumë viktima. Këto janë vetëm informacionet fillestare. Kjo është një prej krizave më të mëdha kombëtare në historinë e shtetit tonë”, ka thënë ai. /Agjencitë/