close

RRITJE GALOPANTE E INFLACIONIT NË VENEZUELË

Parlamenti i Venezuelës ku opozita përbën shumicë, ka njoftuar se hiprinflacioni gjatë muajit gusht është ndalur në shkallën vjetore prej 135.000 për qind, për dallim nga periudha korrik 2018 – 2019 kur ishte gati dyfish më i lartë.

Rritja galopante e çmimeve që gjatë korrikut ishte 33 për qind, muajin e kaluar u ngrit në 65.2 për qind. Ekonomistët thonë se frenimi i inflacionit i dedikohet vendosjes së disiplinës monetare të inicuar nga qeveria socialiste e Nicolas Maduros dhe zvogëlimit të konsumit publik, ndërkohë që për përmasat e inflacionit të njëjtët thonë se ato janë pasojë e emetimit të pakufizuar të kartëmonedhave. Agjencitë e lajmeve raportojnë se hiperinflacioni i shfrenuar ka bërë të zhvlerësuar valutën kombëtare ‘bolivar’ deri në pikën ku njerëzit kanë nevojë për thasë për të mbajtur paratë që u duhen për pazarin e një jave në supermarket.

Nga ana tjetër Maduro i shikon rrënjët e krizës në sanksionet e shumta ekonomike të vendosura nga administrata e presidentit amerikan Donald Trump në përpjekje për ta larguar nga pushteti. Opozita e tubuar rreth kreut të Asamblesë Kombëtare, JUAN GUIDO të cilin si president të përkohshëm e kanë njohur rreth pesëdhjetë shtete thekson se vendi është gjetur në këtë gjendje për shkak të përtacisë dhe korrupsionit të Qeverisë. /Agjencitë/