Kryeministrja e Rumanisë, Viorika Dançilla, ka bërë të ditur se në Rumani kanë filluar procedurat për ratifikimin e Protokollit për qasje të Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO. Ajo deklaroi se pret që në qershor do të konfirmohen politikat e zgjerimit të BE-së dhe inkurajoi që vendi të vazhdojë me realizimin e argumenteve reformuese.
Në Rumani filluan procedurat për ratifikimin e protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO, i cili u votua në Pallatin e Deputetëve. Pritet shumë shpejtë ky proces të përfundojë dhe Maqedonia e Veriut sa më shpejtë të bëhet anëtare e 30 e NATO-s. Këtë e deklaroi Kryeministrja rumune VIorika Dançilla pas takimit me Kryeministrin Zoran Zaev, i cili qëndron për vizitë zyrtare në Rumani.
Siç kumtoi pres qendra qeveritare, Dançilla publikisht uroi Kryeministrin Zaev për kontributin e tij përmes guximit dhe energjisë për proceset e mëdha të shtetit tonë për çka mendon se është frymëzim për mbarë rajonin.
Në deklaratat për media, kryeministri Zaev tha se sjell përshëndetje të sinqerta nga qytetarët e shtetit tone dhe nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai falënderoi për ratifikimin e mbrëmshëm të protokollit për aderimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO në Pallatin e Deputetëve të Pralamentit rumun dhe për përkrahjen në procesin e integrimeve të vendit tonë në NATO. /Klan Maqedoni/