Autoritetet e Rumanisë njoftuan se kanë shkatërruar një rrjet të trafikimit, abuzimit dhe skllavërimit me fëmijë. Drejtorati për hetime të krimit të organizuar dhe terrorizmit, bastisi 8 shtëpi, si pjesë e hetimit ndaj 8 personave, nën dyshimin e trafikimit dhe abuzimit të fëmijëve gjermanë, të cilët dyshohet se ishin mbajtur në kushte të robërisë. /Agjencitë/
RUMANI: SHKATËRROHET NJË RRJET I TRAFIKIMIT DHE ABUZIMIT ME FËMIJË
