Rusët zbarkojnë në Serbi nga frika e rekrutimit

Shqetësimi për mobilizimin e pjesshëm të ushtrisë bëri që fluturimet jashtë Kremlinit të rriten shpejt

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Dhjetëra pasagjerë mbërritën në Beograd pas vendimit të presidentit Putin për të mobilizuar në mënyrë të pjesshme ushtrinë për luftën në Ukrainë. Shumë prej tyre janë shprehur se kishin blerë bileta shumë më pare.

Pavel një banor rus u shpreh se ishte në Beograd për një udhëtim pune, por do të kthehej në Rusi. “Siç tha ministri ynë i mbrojtjes, një për qind e popullsisë do të mjaftonte për të përmbushur qëllimin e mobilizimit”, tha Pavel për Reuters.

Moska planifikon të rekrutojë rreth 300,000 trupa në një përshkallëzim të dukshëm të pushtimit të saj në Ukrainë, i cili filloi në shkurt dhe ka lënë mijëra të vdekur, miliona të zhvendosur dhe ka shkatërruar qytete.

 “Është shumë frikë. Çdo njeri, normal është i shqetësuar mendoj. Lufta është e tmerrshme, kështu që është në rregull të kesh frikë nga lufta, nga vdekja dhe nga gjëra të tilla. Edhe banorët e tjerë kam përshtypjen kanë frikë dhe janë ankth por kanë gjithashtu edhe pasiguri për të ardhmen. Pra, është e vështirë për të gjithë”, është shprehur Sergey, banor rus.

Shqetësimi për rekrutimin bëri që fluturimet jashtë Rusisë të rriten shpejt dhe lideri i opozitës i burgosur Alexei Navalny bëri thirrje për demonstrata masive kundër mobilizimit. Grupi i pavarur i monitorimit të protestave OVD-Info tha se rreth 1,400 njerëz në 38 qytete ruse ishin arrestuar në protestat e së mërkurës në mbrëmje.

Tubimet e paligjshme dënohen sipas ligjeve të Rusisë. Agjencia e lajmeve Interfax citoi ministrinë e brendshme ruse se ka anuluar përpjekjet e organizatave për të organizuar tubime të paautorizuara.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share