Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, pritet të takojë sot presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, dhe ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në qytetin Soçi. Departamenti amerikan i Shtetit tha se temat që do t’i diskutojnë Putin dhe Pompeo, do të përfshijnë kontrollin e armëve, krizën në Venezuelë, konfliktet në Ukrainë dhe Siri, si dhe Iranin. /Agjencitë/
RUSI: POMPEO TAKON PUTININ DHE LAVROVIN
